Saliou Sembene u shemb në fushë në Arenën e Demave pa ndjenja, duke tronditur gjithë ambjentin sportiv që ndiqte ndeshjen edhe përmes ekranit të TV. Në memorje erdhi menjëherë i ndjeri Rafael Dëamena, që me Partizanin si kundërshtar në një ndeshje fatkeqe në Rrogozhinë humbi jetën në fushë. Paniku u rrit në gjestet e bëra me duar në kokë e thirrje emergjente ndaj mjekëve të lojtarëve në fushë, që shkuan të parët të ndihmonin qendërmbrojtësin e kuq, por për fat gjërat shkuan ndryshe dhe 24 vjeçari nga Senegali u përmend, edhe pse doli nga fusha me barelë.
I ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”, mjeku i Partizanit, Ergys Rexha, ka treguar më shumë për rastin.
“Kemi përjetuar një skenë të tillë para dy vitesh ku Dëamena humbi jetën, ka qenë ndeshja Partizani-Egnatia. Ne ishim në pankinë pasi sollëm Buxhelajn dy minuta para se të binte Sembene. Arbitri na dha sinjalin që Sembene ishte pa ndjenja, menduam menjëherë për një arrest kardiak.
Morëm të gjitha pajiset dhe pas ndihmës së parë Sembene u përmed dhe shkoi në ambulancë në gjendje konshiente. Ishte thjesht një gjendje hiportemie, ndoshta nga lodhja e tepërt ose nga stresi i lojës, nga ulja e tensionit të menjëhershëm. I bëmë të gjitha analizat në spitalin amerikan dhe doli se ishte shumë mirë, nuk pasur kurrë më parë probleme të tilla”, tha mjeku i Partizanit Ergys Rexha.