Erdogan frikëson Greqinë: Athina duhet të ketë kujdes, raketat TAYFUN mund të arrijnë atje (FOTO)

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar sërsh Greqinë gjatë ditës së sotme.

Sipas medias greke, ai ka kërcënuar me përdorimin e raketave TAYFUN, nëse Greqia nuk qëndron e qetë dhe vijon provokimet.

Deklaratën e tij e ka publikuar gazetari turk, Ragip Soylu, ku thuhet: “Greqia ka frikë nga raketat tona. Ata thonë se raketat TAYFUN do të godasin Athinën, do ta godasin, nëse nuk qëndrojnë të qetë.”

Rreth një muaj më pare, Erdogan përmendi në një intervistë se raketa TAYFUN është arrin një rreze prej 561 km dhe shtoi se ky informacion i ka future në panik grekët. “Testet e TAYFUN e çmendën Greqinë. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë teknologjinë e raketave dhe të rrisim rrezen e saj. Sigurisht që edhe grekët janë të shqetësuar, po arrijmë në Athinë”, ka theksuar ndër të tjera ai.

Ai shtoi në atë kohë se Greqia po përdor një politikë agresive kundër Turqisë, duke thënë se kjo është e papranueshme.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur