“Erdhëm këtu me sakrificë, gjak dhe djersë”, Shehi komplimenton sezonin e Tiranës; Pas asaj që ndodhi 4 ditë më parë, nuk ishte më në dorën tonë

Tirana nuk arriti të shpallej kampione për herë të dytë rradhazi teksa e mbylli sezonin në vendin e dytë me pikë të barabarta me Partizanin. Barazimi mes shumë polemikave me Bylisin, i hoqi nga duart bardhebluve titullin e 27-të kampion. Pas ndeshjes me Erzenin, trajneri Shehi foli për mediat e pranishme.

“Pas asaj që ndodhi para 4-5 ditësh asgjë nuk ishte më në dorën tonë 100% dhe pas asaj ndeshje ne kërkuam të gjenim energjinë të gjeni forca ta mbyllnim kampionatin me fitore.

Kishim edhe raste të shumta sot që mund të shënonim më parë, por tani s’na mbetet më asgjë tjetër veç ta humbim kampionatin me pikë të barabarta.

Rregulloret janë të shkruajtura e bardha në të zeze, kështu që unë mendoj se nuk është e udhës të ndryshohet rregullorja.

Mendoj që kemi bërë një kampionat të mirë, kemi ardhur këtu duke derdhur djersë e gjak, kështu që jemi të kënaqur me atë çfarë kanë dhënë çunat.

Nuk kam asnjë lloj mesazhi, për asnjë, përveç skuadrës time dhe tifozëve të mi që i falenderoj që janë gjithmonë afër skuadrës.

Ne kemi zhvilluar një sezon të gjatë me uljet-ngritjet tona me tranzicione të mëdha, siç thashë e kemi mbyllur kampionatin me pikë të barabarta dhe ritheksoj atë çka thashë pak më parë deri këtu kemi ardhur me sakrificë e me djersë”, deklaroi Shehi.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)