Erbim Fagu nuk ka nga të kthejë sytë, Tirana “e copëtuar” ndaj Egnatias; shkon në katër numri i largimeve

Tirana do të luajë ndaj Egnatia-s ditën e dielë në orën 17:00, për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Bardehblutëdo të luftojnë shumë për t’u rikthyer te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej 4 ndeshjesh. Sfidat që duhet të kaloj Erbim Fagu janë të mëdha dhe të sikletshme. Këtë herë në mbrojtje. Pa Filip Najdovskin të dëmtuar, Ermal Metën që ka mbyllur sezonin, problemeve i shtohet edhe Rimal Haxhiu që mungon për shkak kartonësh. Mirëpo problemi i fundit mund të jetë Erjon Hoxhallari.

Kapiteni la lojën i dëmtuar në Elbasan, në sfidën e Kupës ndaj Teutës. Kjo do të thotë që nëse edhe Hoxhallari nuk ia del këto dy ditë, të dielën Tirana do të bëjë pa tre mbrojtjes dhe në fushë do të jetë vetëm një lojtar i këtij reparti. Në “magazinë”, Fagu ka vetëm Micin që luan majtas, Përgjonin që është po në këtë krah dhe Bruno Lulajn.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)