Erbim Fagu dhe Tirana luajnë fatet e sezonit, trajneri shpreson: Pres ndeshje të drejtë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut (video)

Ditën e shtunë në orën 16:00, do të luhet ndeshja e fundit e sezonit mes Egnatias dhe Tiranës. Një 90 minutësh shumë i rëndësishëm për bardheblutë që luajnë fatet e sezonit, pasi kërkojnë me patjetër arritjen në Final-Four. Në prag të këtij takimi, trajneri i Tiranës Erbim Fagu foli në lidhje me këtë përballje.

FINAL FOUR– Tani kemi pak më pak shpresa, pasi nuk është çdo gjë në dorën tonë, por ne do të bëjmë maksimumin për të marrë 3 pikët në ndeshjen tonë. Jemi munduar të krijojmë volum loje, por presioni dhe trysnia ka qenë shumë i madh dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk kemi qenë konkretë para portës. Ne kemi lojtarë me eksperiencë, por kur një sezon ska shkuar si duhet, çdo kush futet në presion. Ne presim që të jetë një ndeshje e luftuar dhe shpresojmë të luhet një ndeshje e drejtë, pasi nuk jemi vetëm ne në garë por edhe Teuta me Dinamon

ALEANCAT- Në kampionat ska pasur aleanca të gjithë kanë luajtur për objektivat e veta, gjithsecila e skuadrave të japë maksimumin. Nuk kemi mungesa, jemi të plotë por do ta shohim edhe sot para stërvitjes. Kemi pasur ndeshje që mund ti zgjidhnim më mirë, me Skënderbeun, Laçin dhe në derbi, duhet të ishim më të saktë dhe të pjekur në ato ndeshje, shpresojmë që nesër të marrim 3 pikët.

EGNATIA-Logjikisht Egnatia është e fokusuar në Kupë por nuk mendoj se do të hyjnë në fushë për të na toleruar, e presim agresive, ka treguar gjatë kampionatit këtë. Situatat gjatë kampionatit janë të ndryshme, nesër është ndeshja e fundit.

E ARDHMJA-Nuk kam folur me presidentin, presim të mbarojë kjo ndeshje, më pas do të ulemi dhe do të bisedojmë për të ardhmen”, deklaroi Erbim Fagu.

LEXO MË SHUMË: Tirana-Vllaznia, barazim “klasik” mes tyre, shkodranët humbasin vendin e dytë dhe bardheblutë Play-Offin

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)