Engjëll Hoti me skuadër të re, mesfushori lë “thatë” skuadrat e Superiores (FOTO)

by S.M

Engjëll Hoti u largua nga Partizani në fund të këtij sezoni. Mesfushori u përfol vazhdimisht për një kalim te Kukësi apo Dinamo, por lojtari ka zgjedhur të vazhdojë jashtë Shqipërie karrierën e tij futbollistike.

Mesfushori kosovar ka firmosur në Poloni te skuadra e LKS Lodz. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi polak nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

26-vjeçari ka firmosur për 2 vite me skuadrën polake, e cila këtë vit siguroi ngjitjen në elitë.

Kujtojmë se Hoti ka dalë kampion dy vite rresht me Tiranën dhe Partizanin duke qenë ted y skuadrat kryeqytetase një lider i padiskutueshëm në formacionet përkatëse.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.