173
Para pak ditësh ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë në një spital në Gjermani për shkak të komplikacioneve me mushkëritë pas Covid-19. Nishani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, ndërkohë që javën e shkuar u përcoll për në banesën e fundit me ndërimet e shtetit.
Vdekja e parakohshme e Nishanit ka lënë në dhimbje familjarë e miq të tij, ndërsa ata që e përjetojnë më shumë janë padyshim dy fëmijët dhe bashkëshortja e të ndjerit.
Sot ka reaguar për herë të parë vajza e ish-kreut të shtetit, Fiona Nishani, e cila ka postuar një foto nga fëmijëria e saj ku shihet në shpatullat e të atit.
“Ende nuk mbushem dot me frymë…”, ka shkruar Fiona krah imazhit.