Emigrantët shqiptarë “sfidojnë” ligjet e Britanisë së Madhe, publikojnë videot ku heqin byzylykët

Emigrantët shqiptarë në Britani janë bërë sërish subjekt i mediave më të mëdha ne vend për shkak të veprimeve të bëra në rrjetet sociale. Shumë të rinj kanë hequr në mënyrë demonstrative byzylykët elektronikë të kyçit të këmbës, ku lokalizohen personat në arrest shtëpie.

Videot ku shqiptarët presin me gërsherë byzylykët ektronikë janë bërë virale në Tik Tok dhe rrjete të tjera sociale në Britaninë e Madhe. Veprimi i emigrantëve shqiptarë vjen disa ditë pasi Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman tha se nuk do të përjashtonte mundësinë e përdorimit të pajisjeve elektronike të gjurmimit për azilkërkuesit që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në brigjet britanike.

Ajo tha se qeveria po e shikonte atë si një opsionet për të ulur kapacitetin e personave që mbahen në qendrat e emigracionit. The Telegraph shkruan se shqiptarët përfaqësojnë 28 për qind të shkelësve të ligjit të pajisur me byzylykët elektronikë të gjurmimit në vitin 2022, sipas të dhënave të marra nga Kryeinspektori i Kufijve dhe Emigracionit.

Kujtojmë se vitin e kaluar, shtetasit shqiptarë përbënin më shumë se një të katërtën e 45,755 njerëzve që kaluan në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024