Partizani konfirmon shitjen e Matondos, mesfushori transferohet në kampionatin turk

Ish-mesfushori i Partizanit, Masanga Matondo, bëri një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar te skuadra e Hatajspor, që militon në elitën e futbollit turk.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kampionët e Superiores, konfirmuan shitjen e futbollistit që sezonin e shkuar rezultoi nga më të spikaturit, duke dhënë një kontribut të çmuar për fitimin e titullit. Në ditët në vijim pritet të zbulohen edhe detajet e transferimit të Matondos te Hatajspor.  

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me klubin turk Hatayspor për trasferimin e lojtarit Masanga Matondo. Kampionët e shqipërisë kanë konkretizuar sot marrëveshjen për transferimin me titull definitiv te mesfushorit 24 vjeçar te Hatayspor skuadër e cila këtë seson është pjesë e Superligës turke. 

Related posts

Edlir Tetova i hedh “kripë në plagë” Vllaznisë, postimi pas ndeshjes bën xhiron e rrjetit (FOTO)

“Me fat që jam pjesë e Egnatias”/ Nevil Dede “fluturon” pas fitores ndaj Vllaznisë: Kontrata? Pyesni presidentin

Sherr, karton i kuq dhe gol në fund! Egnatia ‘vret’ Vllazninë në Final-Four (video)