Elbasani-Partizani mbyllet mes polemikave, të kuqtë e mbyllin fazën në vendin e parë (video)

Partizani kryeson fazën e parë në Superligën shqiptare. Të kuqtë ngecën në barazim 1-1 ndaj Elbasanit në javën e 9-të, pikë që i mjafton për të mbajtur vendin e parë.

Një barazim mes polemikash në stadiumin “Elbasan Arena”, me të dy skuadrat që gjetën golin edhe në pozicion jashtë loje. Gjithçka e vulosur në fraksionin e parë të lojës. Ishte Agim Zeka ai që kaloi Partizanin në avantazh. Sulmuesi i grumbulluar edhe nga kombëtarja shqiptare përktheu në gol aksionin e gjatë të shokëve të skuadrës.

Avantazh që nuk zgjati shumë, pasi në të 35-ën ishte Ze Gomesh që realizoi. Sulmuesi gjeti kohën dhe topin me kokë për të mposhtur Qirkon. Një gol me tepër peshë për Elbasanin që kështu zgjat ecurinë pa humbje.

Elbasani ka shënuar vetëm një humbje në këtë fazë, pikërisht atë ndaj Dinamos, teksa njohin rezultat pozitiv në 7 ndeshjet e fundit. Me këtë barazim, Partizani blindon kreun me 16 pikë, ndërsa Elbasani gjendet me 14 në vendin e katërt.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)