Elbasani nuk humbet kohë, klubi gjen pasuesin e Bordin (EMRI)

Elbasani nuk ka humbur kohë dhe pas dorëheqjes së trajnerit Roberto Bordin, kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç. Serbi u shkarkua para pak ditësh nga korçarët dhe tashmë do të vijojë punën te një klub tjetër i Superiores.

News 24 ka mësuar se klubi nga Elbasani dhe tekniku i njohur kanë arritur marrëveshje dhe prezantimi zyrtar do të bëhet në orën 16.00.

Related posts

FSHF del me NJOFTIM zyrtar, ja çfarë do të ndodhë me Kukësin dhe Butrintin për Kategorinë e Parë

Penalltitë “tradhtojnë” Kukësin, Bylisi B feston ngjitjen (video)

Sherr në ndeshjen e Play-Outit, ndeshja mbyllet me grushte mes lojtarëve (video)