Mjafton një gol për të marrë kreun, Elbasani mposht Dinamon mes polemikave (video)

Elbasani

Elbasani ka paraqitur edhe një herë “kredencialet” e skuadrës pretendente për titullin kampion me një fitore shumë të rëndësishme përballë Dinamos me rezultatin 1-0 në një ndeshje që ka dhuruar emocione deri në fund. Sfida ishte e hapur, me raste në të dy portat, por u ndikua nga kartoni i kuq i Alijit i cili ndali në mënyrë të gabuar të pakapshmin Diallo si lojtar i fundit. Kjo i dha epërsinë numerike në fushë ekipit verdheblu që e shfrytëzoi dhe gjeti golin me anë të Bunjakut.

Me këtë fitore, Elbasani merr kreun në kuotën e 7 pikëve, një më shumë se Vllaznia që dje fitoi ndaj Partizanit me rezultatin 4-1.

LEXO ME SHUME:Teuta ngec në shtëpi, Vora merr pikë me një lojtar më pak (video)

Related posts

E BUJSHME! Ish-lojtari i Kroacisë dhe Ajax zbarkon në Shqipëri, firmos me klubin që luan për mbijetesë (EMRI)

Orges Shehi fikson formacionin anti-Bylis, dy rikthime kënaqin teknikun

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit