Elbasani-Egnatia është takimi që do të hapë javën e 29-të të Superiores. Ditën e premte, dy skuadrat do të luajnë me një objektiv të qartë, vetëm fitoren. Në prag të kësaj përballjeje, foli trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenovic. Tekniku serb foli në prag të përballjes, teksa u ndal te mungesat, gjendja e skuadrës dhe cilësitë e kundërshtarit.
“Deri tani jemi gati, përvec Janacek,Lulaj dhe Diallo nuk janë të gatshëm. Sot kemi stërvitjen e fundit, do të flasim me stafin për formacionin, të gjithë janë gati. Detyrim për të fituar? Detyrim kemi për të luajtur fort, për tifozët dhe të japim maksimumin, ne jemi Elbasani dhe do të provojmë gjithçka, edhe nesër. Përballë kemi Egnatian, një skuadër e mirë e fortë dhe kemi shumë respekt, dy vitet e fundit ka dalë kampion, ka një skuadër të mirë, por kjo është detyra jonë. Dënimi i Egnatias? Nuk dua ta komentoj, sepse i takon Federatës dhe Egnatias, ne duam të shohim punën tonë, lojtarët luajnë në fushë, jo stafi, Egnatia ka 25 lojtarë të fortë, nesër do të jetë një ndeshje e bukur, kush ekip është më i mirë do të fitojë.” Ishte deklarata e Ivan Gvozdenovic.