E FUNDIT/ Tirana pa stadium, mësohet opsioni për takimin kundër Skënderbeut

"Elbasan Arena"

Pas derbit të kryeqytetit, përfunduar me rezultatin 1-1, në një ndeshje që pati gjithcka; emocione,dramë dhe një përleshje massive mes lojtarëve, Tirana këtë herë është thërritur në apel për një tjetër derbi, atë të mbijetesës që do e zhvillojë në fundjavë ndaj Skënderbeut. Luajnë dy skuadra që janë në zonën e rënies. Takimi që do të zhvillohet ditën e dielë, do të luhet në “Elbasan Arena”, duke mos preferuar “Niko Dovanën” të qytetit të Durrësit.

Mungesat janë specifike, ku skuadra duhet të tregojë impact të menjëhershëm me idetë e teknikut, edhe pse tre nga mesfushorët do të mungojnë. Bëhet fjalë për Soler, spanjolli i dëmtuar ndaj Partizanit nuk do të jetë i gatshëm për 4 javë, gjithashtu me probleme fizike është dhe Ismajli, ndërsa Marku humbi mendjen në fundin e takimit, duke e lënë Bledi Shkëmbin tani në emergjencë të repartit.

Kundër Skënderbeut në “Elbasan Arena” megjithatë duhet një ndeshje perfekte e kryeqytetasve, sidomos në linjën e mbrojtjes, pasi Gledi Mici,Përgjoni dhe Gjumsi janë të ndëshkuar me kartona, pa harruar Rimal Haxhiun, i cili shpesh është përdorur si xhol, vijon të vuajë problemet fizike. Pra, dhimbje koke për Bledi Shkëmbin që do të duhet të improvizojë në një përballje që duhet fituar me patjetër.

LEXO ME SHUME:“Pati një moment faull me Kolën”/ Bledi Shkëmbi polemizon për golin e Partizanit: Duhet të shënonim 2-3 gola

Related posts

VIDEO/ Trafikonin lëndë narkotike me logon e Tiranës, arrestohen 3 shqiptarë në Itali; vlera shkonte mbi 25 milionë euro

Kategoria e Parë/ Nuk arritën objektivat, presidenca përjashton dy titullarë dhe gjobit lojtarët e tjerë

Nevil Dede u largua nga Bylis, klubi ballshiot gjet pasuesin e tij (EMRI)

2 comments

Itali, trafikonin lëndë narkotike me logon e Tiranës 11/02/2025 - 21:35
[…] LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Tirana pa stadium, mësohet opsioni për takimin kundër Skënderbeut […]
Dinamo, viti 2025 është për t’u harruar 11/02/2025 - 14:04
[…] LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Tirana pa stadium, mësohet opsioni për takimin kundër Skënderbeut […]

Comments are closed

Add Comment