Ekspozita e veçantë/ Ilir Paço sfidon kryeministrin Rama si artist: Unë jam më transparet, ndërsa ai…

by KLIKOJE.AL

Në ditën e fundit të ekspozitës së tij personale ‘Presioni i Lirisë’ në sallonin e kryeministrisë Ilir Paço u rikthye në emisionin “Artkand” me Jetona Koçibellin, ku ai ka bërë debutin e parë si artist me dy vepra.

Arti i tij është i gjithi në format A4, vizatime dhe skica të bëra mbi fletat e kokave të lajmeve përgjatë kohës kur ai informon publikun për ngjarjet e ditës.

I pyetur nga i ftuari i përhershëm i programit Ardian Isufi nëse ai i ka bërë një sfidë kryeministrit duke sjelle artin e tij në këtë formë, ai u përgjigj: ‘Unë jam më transparent. Sepse unë i le kokat e lajmeve të lexohen qartë. Ndërsa kryeministri i mbulon dhe duhet të vështirësohesh pak të lexosh vendimet.’

Përgjatë 30 minutshit të moderimit, ai ka mjaftueshëm kohë të pikturojë skica mbi kokat e lajmeve, duke krijuar kështu ditaret e tij artistike.

Një arratisje nga realiteti e kanë parë këtë miq dhe kolegë të tij, përkrah formimit artistik si një ish-nxënës i Liceut Artistik Jordan Misja. Vizatimet e tij në dukje ilustrative, kryesisht me stilolapsin e lajmeve, mbartin një filozofi dhe humor të zi, që shumëkush mund ta kuptojë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.