Pentagoni synon të përdor rrjetet më bashkëkohore “cloud” dhe sistemet e inteligjencës artificiale, për të parashikuar veprimet e kundërshtarëve të saj para se t’i ndërmarrin ata, shkruan The Drive.
Komanda Veriore e Shteteve të Bashkuara (NORTHCOM) së fundmi ka kryer një sërë testesh nën emrin e koduar GIDE (Global Information Dominance Experiments), ku në kombinim me rrjetin e sonsorëve globalë, sistemet e inteligjencës artificiale (IA) dhe resurseve kompjuterike “cloud”, kanë tentuar “të arrijnë dominimin e informacionit” dhe “aftësitë superiore para marrjes së vendimeve”.
NORTHCOM njofton që IA dhe mjetet për mësime janë testuar në këto eksperimente, dhe një ditë mund t’i japin Pentagonit “aftësinë të sheh shumë ditë përpara se gjërat të ndodhin”, ku me një dozë besueshmërie parashikon të ardhmen duke u bazuar në vlerësimet e shabllonit, anomalitë dhe trendet e bazave të mëdha të të dhënave.
Edhe pse koncepti ngjason me romanin e Phili K. Dick dhe filmin me të njëjtin emër “Raporti i tepërt”, komandanti i NORTHCOM, gjenerali Glen VanHerck, thotë se një mundësi e tillë është e mundur falë veglave që i ka në dispozicion Pentagoni.
Gjenerali amerikan ka thënë para gazetarëve se ky është testi i tretë i GIDE-së, që është realizuar në bashkëpunim me të gjithë 11 komandat që “bashkëpunuan në të njëjtën hapësirë dhe përdorën të njëjtat kapacitete”.
Eksperimenti është koncentruar në logjikën dhe informacionin, që janë dy shtyllat kryesore të mënyrës së re të luftimit që së fundmi është arritur në ushtrinë amerikane.
“Të mësuarit e makinerive dhe inteligjenca artificiale mund të detektojnë ndryshimet, dhe ne mund të vendosim parametrat që do të rrisin alarmin dhe t’ju nxisin të vëni në punë edhe një sensor sikurse GEOINT, dhe mund të shihni më mirë se çfarë ndodhë në lokacione të caktuara”, ka thënë ai duke shtuar se qëllimi i kësaj është që ushtria amerikane të jetë proaktive e jo reaktive.
“Aftësia të shihni gjërat disa ditë përpara, krijon hapësirë e kjo hapësirë ofron mundësi opsioni për Sekretarin apo Presidentin”, ka shpjeguar gjenerali.
Testi GIDE përdor veglat e inteligjencës artificiale që në kohë reale të analizon të dhënat nga rrjeti i sensorëve në tërë botën, përfshirë “informacionet e qasshme komerciale” nga partnerët e emëruar. Këto informacione mund të ndahen për “cloud”, nëse NORTHCOM vendosë për një gjë të tillë, është thënë ndër tjera në konferencë.
Gjenerali VanHerck, ka thënë që NORTHCOM nuk punon në krijimin e veglave të reja apo konceptet – por tashmë përdorë të dhënat që i ka në mënyrë që komanda e ushtrisë të jetë në nivel të mjaftueshëm e njoftuar me situatën në terren.
“Nuk krijojmë kapacitetet të reja për mbledhjen e të dhënave dhe informacione. Ato informata tashmë ekzistojnë në satelitët tonë, radarët dhe kiber-hapësirat… Këto të dhëna ekzistojnë. Ajo çfarë ne bëjmë është që këto të dhëna të jenë të qasshme… dhe i ndajnë me cloud ku makineritë që mësojnë dhe inteligjenca artificiale mund t’i kontrollojnë dhe procesojnë dhe ua ofron atyre që marrin vendime”, ka shtuar gjenerali – duke theksuar që Pentagonit i jep kjo disa ditë “përparësi” që të reagojnë.