Eksodi te Laçi nuk ka fund! Jo vetëm Mazrekaj, një tjetër titullar konfirmon largimin

Laçi është kthyer në një kantier dhe në këtë merkato vere ka pasur largime të shumta. Së fundmi, edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj ka zyrtarizuar largimin nga skuadra kurbinase.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij, sulmuesi ka njoftuar se bashkëpunimi me Laçin ka përfunduar. Shkurtaj u afrua te Laçi në merkaton e verës duke shënuar edhe 6 gola me bardhezinjtë por si duket, nuk ka bindur.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës