EKSKLUZIVE/ Prapaskena me Armando SADIKUN, pas dy ndeshjeve me Kombëtaren sulmuesi pritet të firmosë me klubin shqiptar

Armando Sadiku është rikthyer në Kombëtare pas gati 3 vitesh mungesë. Sulmuesi është grumbulluar nga trajneri Sylvinho për dy sfidat e muajit qershor që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Moldavisë më 17 qershor në “Air Albania” dhe 3 ditë më vonë ndaj Ishujve Faroe në transfetë.

Pasi mbylli marrëveshjen me Cartagenan në Spanjë, sulmuesi elbasanas për momentin është pa skuadër dhe sipas informacioneve nga redaksia e Klikoje Sport, mësohet se te klubi i Partizanit janë interesuar që Sadiku të jetë pjesë e Kombëtares, dhe pas përfundimit të dy takimeve, sulmuesi pritet të firmosë me Partizanin.

Një lajm i bujshëm dhe nëse ardhja e Sadikut do të konkretizohej, atëherë goleadori do të ishte një lojtar i vlefshëm për fazën e Champions League-s dhe të Superligës shqiptare.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës