EKSKLUZIVE/ Bruno Lulaj e mbyll me Tiranën, mbrojtësi drejt firmës me një tjetër klub të Superiores

Bruno Lulaj

Bruno Lulaj do të largohet përfundimisht nga Tirana. Mbrojtësi u afrua në shtator të vitit 2022 me parametra zero pas eksperiencës me Kukësin për plot 3 sezone. 29-vjeçarit i përfundon kontrata në qershor dhe nuk ka ndërmend të rinovojë pas dy viteve të kaluara me skuadrën kryeqytetase.

Klikoje Sport ka mësuar se në drejtim të mbrojtësit ka ardhur një ofertë nga skuadra e AF Elbasanit. Fillmisht mbrojtësi do të përfitojë 80 mijë euro për kontratën që do të firmosë, shifër që e ka tunduar lojtarin dhe pritet që shumë shpejt të hedhë firmën me klubin verdheblu.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)