EKSKLUZIVE/ Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Tiranës, shkarkimi çështje orësh

Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Tiranës. Shkarkimi i tij nga stoli i klubit bardheblu është vetëm çështje orësh, dhe pritet shumë shpejt zyrtarizimi i Tiranës për ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun korçar.

Klikoje Sport ka mësuar se ka patur një takim mes trajnerit dhe presidencës, dhe në fund të takimit palët kanë vendosur të ndajnë rrugët. Në 12 javë kampionat Tirana ka arritur të sigurojë vetëm 11 pikë. Shumë pak në krahasim me pritshëmritë dhe kjo ka bërë që ekipi të endet në pjesën e fundit të klasifikimit.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)