Ditë speciale për Gaz Demin, presidenti i Partizanit nderohet nga klubi i kuq (ARSYEJA)

Ndeshja mes Partizanit dhe Teutës për javën e 12 të Superiores, është e rëndësisë së veçantë për pjesën e sipërme të klasifikimit. Të kuqtë duan me çdo kusht të ruajnë vendin e parë dhe u duhet një rezultat pozitiv për të kapërcyer përsëri Vllazninë në renditje.

Ndërsa për durrsakët, një fitore do të sillte një tjetër afrim me katërshen e parë, që mbetet objektivi i këtij sezoni për ekipin e drejtuar nga Edi Martini.

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi ka arritur shifrën e 500 ndeshjeve në krye të klubit të kuq. Fanella simbolike me numrin 500 i është dhuruar përpara takimit Partizani-Teuta nga presidenti i durrsakëve, Edmond Hasanbelliu.

Related posts

Pushim ekstra për Dinamon, klube nga Çekia vëzhgojnë sulmuesin (FOTO)

Merkato e nxehtë te Tirana, rinovime dhe ofertë nga Turqia për sulmuesin

“Ibrahimovic nuk e duronte Taren”/ Gazetarja zbulon detajet e përplasjes: Vetëm ai festoi kur…