“Ejani te ne”/ Rama për britanikët: Do t’ju mbrojmë nga Putini dhe Braverman!

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës së tij në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, në Britaninë e Madhe, nuk ka ngurruar të ndërrojë rolet dhe të ironizojë sekretaren e Britanisë, Suella Braverman, për deklaratat e saj për emigrantët shqiptarë.

Në një moment kryeministri është shprehur se nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, anglezët mund të vijnë në Shqipëri dhe kryeministri do t’i mbrojë nga Putini dhe Braverman.

“Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani te ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman, të dy, kjo është e sigurt, do t’ju mbrojmë”, tha Rama.

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA