Moderatorja Einxhel Shkira është në ditët e fundit të shtatzënisë, duke pritur nga dita në ditë momentin për t’u bërë nënë.
Ajo ka realizuar së fundi një set fotografik, duke treguar edhe vështirësitë që ka hasur.
Teksa ndan me ndjekësit disa prej fotove të realizuara, ajo tregon se gjatë setit ka pasur aq shumë dhimbje sa për një moment ka menduar se do të sillte në jetë djalin e saj.
“I gjithë Universi brenda meje. Foto e fundit është një çast ku mendova të heq dorë nga ky photoshooting sepse kisha dhimbje, për pak mendova se po lind në set. Por kjo është më e pakta që kalon një nënë shtatzanë dhe dua tju përshëndes të gjithave dhe t’ju urojë shtatzani sa më të lehtë dhe mos harroni se nuk është kurrë e lehtë të sjellësh në jetë një Jetë”, shkruan Einxhel.