235
Einxhel Shkira është padyshim një nga banoret më luftarake që kemi parë ndonjëherë në formatin Big Brother. Moderatorja është e vetmja banore e këtij edicioni të BBV që u fut me vonesë në Big Brother dhe arriti të shkonte në finale.
Si një lojtare e fortë, Einxhel është personi më i nominuar në shtëpi, por prisni pak, jo vetëm në shtëpinë Big Brother Vip Albania, por në mbarë botë ku zhvillohet ky format reality-show.
Einxhel Shkira ka thyer rekordin botëror si banorja më e nominuar në Big Brother me plot 19 të tilla!
Kështu Einxhel ka lënë pas rekordin që mbahej nga Janelle Pierzina në “Big Brother America”, e cila ka qenë në nominim 12 herë gjatë garës së saj në BB.