Egnatia udhëton drejt Jerevanit, prova e parë europiane

Egnatia tashmë është gati për ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës, teksa në ora 17:00 të së enjtes do të jetë përballë Ararat Jerevan. Skuadra ka patur një udhëtim të gjatë deri në kryeqytetin armen, teksa më parë ka shkuar në Prishtinë. Nga Aeroporti kosovar në Stamboll dhe një tranzit i gjatë për të shkuar më pas në Jerevan.

Orët e gjata të qëndrimit në Stamboll e kanë detyruar presidentin e Egnatias, Agim Demrozi, që të marrë hotel për akomodimin e skuadrës. E më pas rrogozhinasit kanë mbërritur në orët e vona të mbrëmjes në Jerevan, teksa kanë patur dhe peripecitë e pritjes në radhë për vulosjen e pasaportave, apo dhe të trafikut nga Aeroporti në hotel.

Skuadra përgjatë paradites ka bërë edhe një analizë të shkurët, ndërsa në orën e ndeshjes, 17:00 me orën e Tiranës, ka bërë dhe stërvitjen e fundit. Të gjitha prurjet e reja në skuadër që nga Aleksi, Kasa, Ndreca, Iskandarli, Dobjani, Janku etj pritet të jenë pjesë e formacionit të Tetovës, të cilën do ta vendosë disa orë përpara ndeshjes. Në majë të sulmit Dwamena, kurse me skuadrën tanimë është bashkuar dhe Xhekson.

Në përgjithësi gjendja e skuadrës e mirë dhe e gatshme për të marrë rezultatin e duhur për të kaluar raundin tjetër. Ndeshja Ararat Jerevan – Egnatia do të gjykohet nga maltezi Trustin Faruxhia Kan, ndërsa asistentë të tij janë Roberta Vela dhe Xhejms Muskat, kurse i katërt Glen Tona. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “FFA Akademi” të Jerevanit.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)