Një gol vendos miqësoren, Egnatia mposht Farul Constantan (video)

by KLIKOJE.AL

Egnatia u përball me Farul Constanta-n në Bullgari. Ndeshja miqësore me rumunët u fitua me rezultatin 1-0 nga kampionët e Shqipërisë. Egnatia e Edlir Tetovës e luajti takimin me rumunët, pasi më parë ishte mposhtur nga Drita, kishte fituar përballë CSKA-së së Sofjes dhe barazoi me Iberian. Goli i vetëm i ndeshjes sot erdhi nga një goditje jashtë zone në minutën e 5-të.

Egnatia e dominoi takimin duke humbur dhe raste të tjera për shënim. Përgatitjet për Europën vijojnë. Rrogozhinasit do përfaqësojnë Shqipërinë në turin e parë të Ligës së Kampioneve. Goglat i kanë rezervuar Breidablik. Këto të fundit janë kampionët e Islandës.

KUNDËRSHTARI I CHAMPIONS

Egnatia shpreson tani të bëjë historinë, duke kaluar për herë të parë në raundin e dytë të Champions League. Shorti e ka ndihmuar për këtë, duke e vendosur përballë Breidablik në turin e parë kualifikues të turneut. Kampionët e Shqipërisë do ta luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, më 8 ose 9 korrik, ndërsa kthimi është programuar më 15 ose 16 korrik.

Breidablik u shpall kampion në Islandë, por nuk është një kundërshtar që mund të intimidojë rrogozhinasit. Në edicionin e kaluar, rrugëtimi i tyre në Europë përfundoi në turin e dytë të Conference League, e mposhtur nga Drita, fituese në të dy ndeshjet. Suksesi më i madh në histori e Breidablik është arritja në grupet e Conference League, në sezonin 2023/24.

Egnatia niset sidoqoftë favorite në këtë përballje dhe ka mundësinë që për herë të parë të shkojë në raundin e dytë të Champions. Kjo përkthehet në të ardhura të rëndësishme për kampionët e Shqipërisë, që përvec 760 mijë eurove nga Champions do të luanin në raundin e tretë të Europa League.

LEXO ME SHUME:Egnatia bën lëvizjen e papritur, ndërpret bashkëpunimin me mbrojtësin (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.