LIVE/ Festë në Rrogozhinë, Lushkja nderon Egnatian në sfidën ndaj Olimpijas (video)

Egnatia

Egnatia synon sot të bëjë një tjetër hap historik në Ligën e Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova, përballet me Olimpija Ljubljanën në ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë u mbyll me shifrat 0-0, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit që do luhet në një stadium me atmosferë të zjarrtë pasi janë shitur të gjitha biletat.

Trajneri Tetova kishte disa dilema sa i përket formacionit për krahët e mbrojtjes e në fund ka zgjedhur Haime në vend të të pezulluarit Fangaj në krahun e djathtë. Ndërsa Alijev ka ruajtur vendin e tij në të majtën ndonëse ishte i gatshëm edhe Ndreca.

6’ GOOOL EGNATIA! Sulm i rrjedhshëm i rrogozhinasve me pasimin që gjen Lushkjen në qendër. Gjuajtja e tij ndalet në rrjetë dhe këtë radhë nuk ka sinjalizim për pozicion jashtë loje.

LEXO ME SHUME:Aksion fantastik Bregu-Zabërgja, Dinamo në avantazh ndaj Hajduk (video)

Related posts

Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

“Turpi i radhës”, ish-kapiteni i Flamurtarit shpërthen pas humbjes dhe zëvendësimit të Trashit (FOTO)