Egnatia rigjen golat e Dwamena-s, sulmuesi është lojtari i momentit

by S.M

Raphael Dwamena e nisi aty ku e mbylli sezonin e kaluar. Dy gola nga qëndërsulmuesi më i mirë i pjesës së dytë të sezonit të kaluar dhe një hap i parë i madh drejt objektivave të Egnatias këtë sezon.27-vjeçari po rezulton një nga lojtarët më të spikatur të dy sezoneve të fundit dhe lëvizja më e zgjuar e rrogozhinasve në merkato, e ndali dy herë topin në rrjetën e Kukësit duke fshirë përfundimisht edhe zërat për një transferim të mundshëm te Partizani.

Te rrogozhinasit ai ndihet pjesë shumë e rëndësishme e projektit, njeriu rreth të cilir xhiron loja e skuadrës së Tetovës, aq më shumë tani që edhe Kasa është larguar. Pjesën e dytë të sezonit të kaluar e mbylli me 11 realizime personale ndërsa në dy javët e para të superiores ka vendosur në kornizë menjëherë dy të tjerë por kjo ëshë vetëm maja e ajsbergut.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.