Klubi rrogozhinas ka hedhur sytë nga mbrojtësi i Skënderbeut, Klevis Shaqe.Pas rinovimit të kontratës me Edison Ndrecën,drejtuesit po mendojnë të përforcojnë më tepër fashën e majtë me 25-vjeçarin që është nën kontratë me klubin korçar.Bisedimet janë ende në fazat paraprake, por palët kanë shprehur interes të ndërsjellë.
MERKATO NË DALJE
Merkatoja e Egnatia-s nuk pritet të jetë vetëm në hyrje, por edhe në dalje. Kuptohet që synimi kryesor i kampionëve është që të përforcojnë ekipin për të qenë konkurrues në Europë dhe kampionat, ku duan të jenë sërish pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion.
Mirëpo, drejtuesit po punojnë edhe për të nxjerrë përfitime nga shitja e lojtarëve, ku dihet që është kthyer në modë për rrogozhinasit, që të përfitojnë sa të munden edhe nga ky aspekt. Burime pohojnë se për momentin janë tre futbollistë në qendër të merkatos dhe ndaj të cilëve është shfaqur interes nga skuadra jashtë vendit për të paguar kartonin e tyre.
Bëhet fjalë për sulmuesit Redi Kasa dhe Soumaila Bakajoko, si edhe mbrojtësin Zamig Alijev, që këtë sezon kanë qenë protagonistë në mënyrën e tyre me rrogozhinasit. Mosha e tyre e re dhe cilësitë teknike ka bërë që të jenë në vëmendjen e menaxherëve për t’i “nxjerrë” jashtë vendit.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Egnatia synon futbollistin e Skënderbeut, klubi korçar shqyrton ofertën e rrogozhinasve (EMRI) […]
Comments are closed