Egnatia me tifozë shtesë në finalen e Kupës, “Tirona Fanatics” do të mbështesin në stadium ekipin rrogozhinas

Tirona Fanatics

Do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” finalja e Kupës së Shqipërisë. Kukësi sfidon Egnatian për trofeun e parë të këtij sezoni. Një ndeshje që vlen shumë për të dyja skuadrat, përveç trofeut në lojë janë edhe shifra të konsiderueshme parash.

Por interes të veçantë për sfidën Kukësi-Egnatia ka edhe Tirana. Nëse rrogozhinasit fitojnë Kupën e Shqipërisë, atëherë bardheblutë do të shkonin në Conference League, ndonëse mbyllën sezonin e rregullt jashtë “Final 4” (Skënderbeu nuk luan dot në Kupat e Evropës dhe përfiton Tirana që renditet e 5-ta).

Mësohet se grupimi i organizuar i tifozerisë bardheblu “Tirona Fanatics” do të jetë i pranishëm në stadium në sfidën e sotme, në mbështetje të Egnatias, pasi një sukses i rrogozhinasve do të çonte Tiranën në Evropë.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës