Egnatia me ambicie të qarta, presidenti Agim Demrozi: Dua Europën dhe Kupën në Rrogozhinë

by S.M

Egnatia ka prekur për herë të parë në historinë e klubit finalen e Kupës së Shqipërisë. Një sukses i jashtëzakonshëm për klubin nga Rrogozhina, që tashmë kërkon ta fitojë ndaj Tiranës. Pjesëmarrja në Kupat e Europës për herë të parë është një eveniment më vete, por Demrozi kërkon të ulë euforinë, pasi ende nuk ka mbaruar asgjë.

“Ajo që unë dëshiroj me shpirt është që kupa të vijë në Rrogozhinë. Këtë sukses them me bindje se ne e meritojmë, edhe pse më parë na duhet të mbyllim kampionatin dhe të mos e lëshojmë sigurisht vendin e tretë, që e mbajmë prej javësh. Është shumë e rëndësishme të sigurojmë pjesëmarrjen në Europë.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.