KJO NUK ËSHTË MË TIRANA!!! Egnatia, katër gola në kryeqytet dhe “shkelm” bardhebluve në Kategorinë e Parë (video)

Egnatia

Egnatia ka triumfuar përballë Tiranës në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare”, u mbyll 0-4 në favor të rrogozhinasve. Në një ndeshje me dy tablo, ka qenë Tirana që ka dominuar pjesën e parë. Në fillim ishin bardheblutë që kaluan që ngacmoi kundërshtarin me disa mundësi të shpërdoruara, madje mund të përmendet ajo e minutës së 37’ me Tiranën që gjeti rrjetën me anë të Jarmouni, por gjyqtari Bylykbashi ndaloi gjithçka dhe e bëri të pavlefshëm golin, duke akorduar faull në sulm të Ernest ndaj Ndrecës.

 

PJESA E DYTË

Në fraksionin e dytë të lojës, rrogozhinasit hynë me një qasje tjetër në fushë dhe krijuan menjëherë raste duke shënuar 4 gola. Në minutën e 60’ pas një aksioni nga e djathta e sulmit të Lushkjes, topi mbetet në zonën e vogël të bardhebluve ku në fund është Ujka i cili me kokë çon sferën në rrjetë. Realizimi demoralizoi bardheblutë pasi 3 minuta më pas, në një aksion të shpejtë të Ujkës, pasimi i tij në qendër gjen Lushkjen i cili dyfishon shifrat.

Egnatia në minutën e 80′ do të shënonte golin e tretë, kundërsulm i rrogozhinasve me dyshen Kasa-Bakayoko që kalojnë gjithë prapavijën e bardhebluve me sulmuesin i cili në fund çon sferën në rrjetë. Pamjet verifikohen nga VAR për një prekje të topit me dorë gjatë aksionit nga Kasa dhe një pozicion jashtë loje. Pas tre minutash pritje, konfirmohet si gol i rregullt. Egnatia do të shënonte golin e katërt me Ndrecën, disa minuta nga përfundimi i takimit. Me këtë fitore, djemtë e Edlir Tetovës marrin vendin e parë në renditjen e Superiores me 36 pikë. Në krahun tjetër, me 18 pikë, Tirana mbetet në vendin e 9-të, pra të parafundit.

LEXO ME SHUME:E BUJSHME! Tirana shet mesfushorin në Serie A, zbulohet shifra që ka përfituar klubi bardheblu (FOTO)

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana