Egnatia bën një tjetër mrekulli, dy lojtarë drejt shitjes në janar për shumën e bujshme

by KLIKOJE.AL

Dy nga emrat më të spikatur të Egnatias kampione në fuqi dhe Abissnet Superiore në tërësi mund të ndryshojnë kampionat në merkaton e dimrit. Portieri Mario Dajsinani dhe mbrojtësi Arbenit Xhemajli, me shumë gjasa, do të shiten nga klubi rrogozhinas.

Egnatia ka treguar sezonet e fundit se ka një strategji të qartë për të arritur jo vetëm te suksesi sportiv, por edhe tek ai ekonomik. Kampionët vazhdimisht kanë kryer transferime lojtarësh në kampionate të huaja, duke fuqizuar arkën e klubit. Dy lëvizjet e radhës duket se do të jenë pikërisht portieri Dajsinani dhe mbrojtësi Xhemajli. Janë dy lojtarët me vlerën më të lartë aktualisht në klubin rrogozhinas.

Më parë Egnatia ka shitur një tjetër portier, shkodranin Alen Sherri, i cili kaloi te Cagliari në Itali. Tani është radha e Dajsinanit, që grumbullohet edhe në Kombëtaren shqiptare. Për destinacionin e ardhshëm të 26-vjeçarit nuk ka ende detaje.

Oferta ka edhe për mbrojtësin 27-vjeçar Arbenit Xhemajli. Sipas burimeve të RTSH, një ofertë bindëse duket ajo që vjen nga Kazakistani nga klubi Aktobe , ku lojtari do të përfitonte shumë financiarisht, po asshtu edhe klubi rrogozhinas për shitjen e këtij futbollisti.

Nëse shet këta dy lojtarë në janar, Egnatia mund të përfitojë financiarisht, por në anën tjetër do të humbiste jo pak në kualitetin e skuadrës në mes të kampionatit. Mbetet për t’u parë, nëse klubi ka lëvizur për të gjetur në kohë zëvendësuesit e këtyre dy titullarëve me shumë peshë.

Egnatia mban vendin e parë pas 17 javësh kampionat, me 34 pikë të grumbulluara.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.