Egnatia hedh një hap drejt kualifikimit, Tetova flet pas suksesit ndaj Laçit; Synojmë Kupën e Shqipërisë

Egnatia arriti një fitore vetëm në fund përballë Laçit në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë me rezultatin 0-1. Trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova u shpreh tepër i lumtur me paraqitjen e skuadrës dhe se Kupa është një objektiv për të ruajtur titullin.

“Për Kupën ka përgjegjësi më shumë sepse jemi kampionët në fuqi. Kjo ishte më shumë si një fotokopje e asaj ndeshjeje në Rrogozhinë. Besuam deri në fund dhe ja arritëm qëllimit, por mendoj se është vetëm një ndeshje. Kemi dhe një tjetër.

Besova te çunat. Laçi po rrinte poshtë dhe nuk kisha pse kaloja me tre. Normalisht që i kapëm në një moment tranzicioni dhe jam i kënaqur.Patjetër që do ta synojmë Kupën. Do kemi mundësi prapë që të shkojmë drejt objektivave tona.” Përfundoi Tetova.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës