Xhemajli drejt largimit nga Egnatia? Edlir Tetova zbulon për RTSH të ardhmen e mbrojtësit (DEKLARATA)

by KLIKOJE.AL

Egnatia e mposhti Teutën me rezultatin 0-1 në stadiumin “Niko Dovana”. Rrogozhinasit u shpallën kampion dimri.

Pas ndeshjes, Edlir Tetova tregoi pakënaqësi për lojën.

“Tension. Sot, për pjesën e parë ishte tension. Pas ndeshjes me Tiranën, kjo është ndeshje e dobët. Nuk është sinjal i madh, por problematika për futbollin që unë kërkoj. Merrnim topin, e dorëzonim dhe kapeshim në tranzicion.

Dy sulmuesit, 10 dhe sulmuesin kryesor, i kishin afër me njëri-tjetin. Po i kërkoja mbrojtjes dhe portierit, ta luanin lojën me një takim. Ato duke qenë afër ngjisnin linjën duke bërë presion. Siç e patë, rrezikuam tri herë nga krahu i djathtë, humbëm topin dhe rrezikuam të merrnim gol.

Xhemajli? Jo nuk besoj që do jetë e fundit në Superkupë. Do jetë me neve. Deri në fund të merkatos nuk e di, sytë janë për disa lojtarë. Nëse do prekim, do bëhet e vështirë. Problematikat për lojtarë që nuk i mbajmë dot, janë gjëra të klubit”, u shpreh Edlir Tetova për “RTSH”.

LEXO ME SHUME:Egnatia tregon se është skuadra për t’u mundur, fiton ndaj Teutës dhe e mbyll vitin në krye (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.