Është mbyllur në barazim ndeshja mes Egnatias dhe Partianit. Skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në sfidën e riluajtur në “Egnatia Arena”. Kjo përballje u ndërpre më 11 nëntor për shkak të atakut kardiak që pësoi Raphael Dëamena.
Ditën e sotme skuadrat nisën lojën me homazhe në nder t ëish-kapitenit të rrogozhinasve, teksa loja rifilloi në minutën e 24-të. Pjesa e parë nuk pati shumë raste të pastra, me ekipet që kërkonin më tepër të merrnin nën kontroll lojën.
Pjesa e dytë do të ishte më e luftuara, ku rastet ishin sa nga njëra portë në tjetrën. Portierët do të ishin protagonistë me pritjet e tyre në këtë duel që disa herë u thanë “JO” sulmuesve.
Gjatë 90 minutave nuk do të kishte ndryshim rezultati me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë në duelin e kreut. Tashmë Egnatia dhe Partiani vazhdojnë të bashkëkryesojnë me nga 27 pikë dhe ndajnë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë në tabelën e klasifikimit. Kujtojmë se Demat kanë dhe një sfidë më shumë për të zhvilluar atë ndaj Teutës, e vlefshme për javën e parë të Superiores.