Egnatia dhe Elbasani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur i elbasanasve, Ivan Gvozdenovic.
“Do fillojmë nga gjërat e mira. Sot ishim shumë mirë. Nga minuta e parë deri në të fundit, ishim në ekuilibër. Ndoshta s’jam i kënaqur nga goli i parë që pësuam, ai i Egnatias. Sepse ishte nga një goditje standarde, Sota ishte vetëm. Këtu jam pak i mërzitur. Por çunat bënë shumë mirë, dominuan, ishim afër fitores. Gjithçka është e hapur, kemi një ndeshje tjetër në Elbasan. Në Elbasan do të vendoset se kush do ta kapë finalen e Kupës.
Me Boye mund të fitojmë në fazën sulmuese, për hapësirat. Ai është një lojtar shumë i mirë edhe pa top. Ndoshta cilësia më e fortë është shpejtësia dhe ai sulmon hapësirat pas shpinës së kundërshtarit. Në pjesën e parë bëri mirë, por ndoshta në të dytën edhe Boye ishte pak i lodhur me Ze Gomes. Edhe ne provuam me një tjetër lëvizje.
Edhe ne ishim me një ide në pjesën e dytë, pasi kemi lojtarë të shpejtë si Boye dhe Lajthia. Ishte ideja që do të kapim Egnatian në kundërsulme. Ishim afër dy herë dhe kjo ishte ideja nga fillimi i pjesës së dytë. Por kur futëm Tsague dhe Diallo, kishim tjetër mundësi. Tsague është i fortë me topin në këmbë. Por duhet të kishim pak më shumë ekuilibër.
Nuk besoj që mund të bënim më mirë me Loukili, kjo ishte ideja nga fillimi. Karim do futej nga brenda dhe Boye do të futej nga brenda për të sulmuar hapësirat. Në mendimin tim, bëmë mirë në pjesën e parë. Por edhe Boye erdhi nga 2 javë pushim, nuk ka ritëm maksimal. Ky ishte maksimumi nga pjesa e parë. Unë mendoj se ishte koha e duhur”, tha Gvozdenovic.