“Skuqet” Egnatia-Dinamo, munguan golat por jo kartonat

by KLIKOJE.AL

Në stadiumin “Egnatia Arena”, përballja mes Egnatia-s dhe Dinamos përfundoi me rezultatin 0–0, në një ndeshje të luftuar dhe plot nerv. Edhe pse munguan golat, takimi nuk i shpëtoi tensionit, sidomos në pjesën e dytë, ku u dhanë dy kartona të kuq.

Pjesa e parë foli për një lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat. Egnatia tentoi më shumë të ndërtonte, por Dinamo u mbrojt mirë dhe u përpoq të kërcënonte në kundërsulm. Rastet për shënim ishin të pakta dhe mungesa e saktësisë në pasin e fundit bëri që rrjetat të mbeteshin të paprekura.

Në pjesën e dytë, loja u bë më e ashpër dhe e ndërprerë shpesh. Në minutën e 81′, Loran u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Xhemajli, mbrojtësi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas mbajtjes nga fanella të Guindos.
Pavarësisht tentativave të fundit, rezultati mbeti i pandryshuar. Një pikë që mban Egnatian në garë për kreun, ndërsa Dinamo del me një rezultat të vlefshëm në transfertë.

LEXO ME SHUME:Tirana i rikthehet problemeve të vjetra, pa lojë dhe ide; ngec ndaj Teutës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.