Egnatia bën golat dhe lojën në pjesën e parë, Erzeni tentoi përmbysjen në të dytën

by KLIKOJE.AL

Festival golash në sfidën hapëse të javës së tretë të Kategorisë Superiore mes Egnatias dhe Erzenit të zhvilluar në Rrogozhinë. Vendësit fituan me rezultatin 4-3, duke lëshuar shumë në pjesën e dytë, me shijakasit që nga një disavantazh prej 3 golash brenda 22 minutash lojë, iu afruan barazimit në shtesë.

Dwamena ishte thjesht i papërmbajtshëm në minutat e para, teksa e tundi fillimisht rrjetën në minutën e nëntë, duke zhbllokuar rezultatit, më pas realizoi edhe dy gola të tjerë (16’ dhe 22’), pasi Erzeni ende nuk e kishte marrë vetëm nga ndëshkimi i shpejtë.

Në të 31-tën, Maliqi shkurtoi diferencën në 3-1, por Zejnullai ktheu shpejt epërsinë e tre golave (4-1) para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Erzeni gjen forca për të reaguar në pjesën e dytë. Meçja në minutën e 54-t shkurtoi diferencën në 4-2, ndërsa në kohën shtesë, më konkretisht në 90+3’ Karhrimanovic realizoi të tretin për miqtë, duke e bërë më emocionuese sfidën në minutat e fundit. Megjithatë, nuk pati më ndryshim rezultati, kështu që Egnatia iu gëzua fitores së dytë radhazi pas suksesit 0-4 në fushën e Kukësit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.