E ftuar në ”Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Enki Braçaj. Ajo ka folur më shumë për lajmet e fundit të bujshme të showbizit.
Pjesë nga intervista:
Si të duket se po e menaxhojnë famën finalistët e “Big Brother VIP 4”? Gjesti si të duket?
Gjestin ku ta shikoj? Po të themi për koncerte, ka pasur në diasporë, nuk është se ka pasur në Tiranë. Vetëm një pati, kur doli.
Çfarë do të thotë kjo për një artist, mendon se ai nuk është i kërkuar nga tregu?
Unë nuk mendoj se ai nuk është i kërkuar për në Tiranë, por mendoj që diaspora e paguan pak më shumë. Dhe ai ka treguar që është i dashuruar me paranë, si shumë njerëz të tjerë. Prandaj ka zgjedhur diasporën. Por unë mendoj se duke zgjedhur diasporën, po i largohet publikut në Tiranë, në Prishtinë, që do i duhen pak më gjatë, se diaspora një herë të merr.
Po Egli, si po e menaxhon famën?
Po çfarë po menaxhon ajo? Ka bërë një këngë, e ka kënduar në shtëpi, në dush… Për më shumë se një muaj që kur ka mbaruar BBV, ajo ka bërë vetëm një këngë dhe nuk e ka kënduar në asnjë vend, përveç se në shtëpi, me publikun e saj familjar. Ajo ka bërë këngë shumë të bukura dhe mund ta ndiqte këtë pjesën e club-eve. Unë mendoj se është futur shumë keq “Instagram”-i në lojë, reklamat në “Instagram”, kanë rritur çmimin atje dhe i kanë bërë pak përtacë artistët tanë.