Efekti Edy Reja, Broja sponsorizohet pafund në Serie A/ Zgjerohet harta e admiruesve

Emrin e Armando Brojës këtë periudhë e gjen thuajse në çdo media italiane, të gjitha kanë nga një skuadër të re që kërkon shërbimet e tij, kjo e lidhur shumë me faktin se nga Edy Reja i pari, ndihmësi i tij, e me radhë, të gjithë reklamojnë potencialin e tij në Serie A.

Sigurisht Broja është një lojtar me shumë potencial, këtë e tregoi me fanellën e Southampton ku realizoi 9 gola në sezonin që sapo u mbyll. Fillimisht në skenë doli Milan, më pas Inter e kështu me radhë, për momentin ekipi që insiston më shumë, të paktën sipas mediave italiane, është Napoli, shpesh e shohin si pasues të Osimhen e shpesh përkrahë nigerianit.

Nuk mund të mungonte në këtë diskutim as Lazio e Igli Tares, emri i drejtorit sportiv të ekipit kryeqytetas lidhet në çdo rast kur bëhet fjalë për një futbollist shqiptar. Hartës së ekipeve që kërkojnë shërbimet e tij i janë shtuar edhe emra si Atalanta e Bologna.

E sigurt është se për Brojën, Chelsea mbetet prioritet, skuadër më të cilën rinovoi deri në 2026. Fillimisht mbetet për tu parë se çfarë qëllimi ka trajneri Thomas Tucel i cili kërkon ta shoh në aksion. Gjithnjë sipas mediave italiane, blutë vlerësojnë Brojën me 20-30 milionë euro.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…