Edlir Tetova, trajneri i Egnatias e sheh barazimin e skuadrës së tij kundër Teutës si një mundësi të shpërdoruar pasi ekipi i tij kishte dominuar plotësisht sfidën e luajtur për herë të parë në Rrogozhinë nën ndriçimin e projektorëve .
“Mendoj që po themi në një fraksion të pjesës së parë, bëmë shumë pasime gabim. Por besoj se për 70 minuta më pas ishim pranë zonës kundërshtare pa gjetur golin. Për mënyrën se si e interpretuan çunat, jam i kënaqur, pastaj shënjestra para portës ka ende për të punuar.
Loja nën ndriçim projektorësh? Sigurisht është risi për ekipin tonë. Gradualisht po futemi në rrjedhën e një ekipi që ka ambicie, por kjo sigurisht do të vijë me rezultate duke mbrojtur trofe.
Mendoj se e kishim përgatitur ndryshe në pjesën e parë, se në të dytën kishim direktiva ndryshe e shkoi mirë. Nuk duhej të kishim kalim stacioni, gjë që u interpretua keq nga lojtarët tanë, por pastaj në fraksionin e dytë të pjesës së parë, ishim prezent në ato zona. Duke qenë me Kasën shumë poshtë për t’i lënë hapësirë Zejnullait e Fangajt. Kasa ishte shumë poshtë por në pjesën e dytë ishte rrezik në zonën kundërshtare, të paktën në linjën e djathtë.
Aktivizimi i Guindo? Duke parë që kundërshtari ishte me 5 në mbrojtje në vijë poshtë, nuk kërkova qendrën, por mes linjave. Mendoj që interpretimi në pjesën e dytë ishte. Por siç thashë, pa shënjestruar portën.
Ne jemi në rrugë të mirë në mënyrën ë daljes në sulm, thjesht po punojmë me lojtarët. Është e disata javë që punojmë me shpejtësinë e veprimit dhe pasimit që të jemi të paparashikueshëm në sulm, ne pjesën e parë nuk ndodhur.
Fernando gjatë kohës që ka ardhur, minutazhi është shumë i vogël. Pastaj është dëmtuar dhe duhet të marrë formën dhe do të shkojë ku i takon për të qenë efikas në sulm”, tha Edlir Tetova për RTSH pas duelit.
LEXO ME SHUME:Kupa, “faturë e kripur” për Egnatian, dëmtime dhe shpenzim energjie ndaj Bylisit (video)