“Dinamo Minsk skuadër e fortë fizikisht”, Edlir Tetova konfimon dy mungesa për transfertën bjelloruse

Edlir Tetova

Trajneri Edlir Tetova ka folur para ndeshjes që Egnatia do të luajë përballë Dinamo Minsk. Transferta e nesërme, që vlen për turin e dytë të  Conference League, do të nisë në orën 20:45. Kampionët e Shqipërisë janë prej së hënës në Hungari ku po përgatitjen për ndeshjen e rëndësishme. Tetova konfirmoi dy mungesat, atë të Leo Melos dhe Ndrecës.

“Nga pezullimi prej kartonit të kuq rikthehet Lushkja, por jemi të detyruar të bëjmë pa dy lojtarë të tjerë, Ndreca dhe Leo Melo. Gjendja fizike është e mirë, edhe lojtarët që kanë ardhur më mbrapa po shkojnë drejt normalizimit të formës sportive. Bjellorusët janë një skuadër e fortë fizikisht, sigurisht, dhe në ritëm kampionati kombëtar, por do të mundohemi të bëjmë më të mirën.Ne kemi si objektiv të kalojmë në raundin tjetër duke bërë më të mirën në fushë, të gjithë bashkë,” deklaroi Edlir Tetova.

LEXO ME SHUME:U shpall kampion herën e fundit, Tirana rikthen në shtëpi mesfushorin

Related posts

Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh

VIDEO/ Omer Bunjaku nis punën te Tirana, takon lojtarët dhe zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura

Shqipëria mposht Letoninë mes vuajtjeve, si ndaj Gjibraltarit mjafton një… penallti (video)