Trajneri Edlir Tetova ka folur para ndeshjes që Egnatia do të luajë përballë Dinamo Minsk. Transferta e nesërme, që vlen për turin e dytë të Conference League, do të nisë në orën 20:45. Kampionët e Shqipërisë janë prej së hënës në Hungari ku po përgatitjen për ndeshjen e rëndësishme. Tetova konfirmoi dy mungesat, atë të Leo Melos dhe Ndrecës.
“Nga pezullimi prej kartonit të kuq rikthehet Lushkja, por jemi të detyruar të bëjmë pa dy lojtarë të tjerë, Ndreca dhe Leo Melo. Gjendja fizike është e mirë, edhe lojtarët që kanë ardhur më mbrapa po shkojnë drejt normalizimit të formës sportive. Bjellorusët janë një skuadër e fortë fizikisht, sigurisht, dhe në ritëm kampionati kombëtar, por do të mundohemi të bëjmë më të mirën.Ne kemi si objektiv të kalojmë në raundin tjetër duke bërë më të mirën në fushë, të gjithë bashkë,” deklaroi Edlir Tetova.