“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Edlir Tetova

Edlir Tetova foli pas finales, që Egnatia humbi me rezultatin 1-3 ndaj Dinamos.

“Nuk kishim asgjë në dorë. Dinamo e meritoi, mendoj që kemi bërë një gol të rastësishëm, me fat sepse rrëshqiti lojtari i Dinamos. Më pas nuk kemi bërë asgjë.

Nuk e di, kishte presion. Ndërkohë që lojtarët kanë qenë shumë të qetë, si nga analiza. Dhe te loja ishim ftuar për një manovër që e bëjmë gjithmonë, nuk u arrit sepse kishim një pjesë të lojtarëve jo mirë. Nuk e di nga vjen. Do shikoj ndeshjen, që të jap përgjigje ose analizë më të saktë. Mund t’i japim merita Dinamos te pjesa fizike, bëri qarkullimit të topit të dendur me stacione.

Ne sot nuk bëmë asgjë, ishte Superiore vetëm Dinamo. Pa marrë topin, pa luftuar, ishte Dinamo që fitonte topat. Dhe ne ishim të gatshëm pa rikuperuar topin, për të dalë në sulm duke lënë shumë hapësira. Emri i Dinamos? Nuk është kjo. Te finalja e kaluar 120 minuta kanë folur vetëm për ne. Kështu janë finalet, dikush i luan dhe dikush i fiton. Nuk ndodhi kjo këtë ndeshje, e meritoi. Finalen e Kupës e kemi luajtur neve dhe e ka fituar Dinamo me penallti.

Largime të Dajsinanit dhe Xhemajlit? Nuk është se kam shumë informacion, për mua janë të rëndësishëm që duhet të zëvendësohen nëse do ikin. Shumë dakord nuk jam që dy pikat më të forta të ekipit të lëvizin në janar. Politikat e klubit dihen tashmë. U bë vitii i katërt që bën këto lëvizje.

Si tre që dolën dhe tre që hynë, ishin vonë në presing, nuk e shqetësuan mbrojtjen e Dinamos. Mendoj që nuk bënë asgjë më shumë se ata tre që ishin.

Për çfarë keni nevojë? Grupin e kam, mjafton të mos largohet asnjëri. Kam punë me skuadrën që kam, kam grup me 25 lojtarë që i kam aktivizuar të gjithë pothuajse. Nuk është që Egnatia ka nevojë për lojtarë, por do doja grupin e plotë në vazhdim. Përderisa jemi 5 pikë para kundërshtarëve, do të thotë që kemi bërë mirë.

I thirra lojtarët kur u barazua ndeshja. Po ndërhyja, vetëm po jepnim këshilla si do vendosnim dhe morëm golin e dytë. Nuk është se po prisja. Kur marr gol, jam trajner që mendoj të kthej rezultatin”, u shpreh Edlir Tetova për “RTSH”.

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)

Dy muaj radhazi “Goli i Muajit”, Ernest Muçi vijon të mahnisë Turqinë (video)