Vllaznia në pritje të gjobës nga FSHF, Edi Martini vendos “vijën e kuqe”: Sa të jetë ajo aty, s’flas!

by S.M

Trajneri Edi Martini vendosi të braktisë dje lidhjen e drejtpërdrejt, ndërsa nuk pranoi të prononcohet për ndeshjen Dinamo-Vllaznia 1-1. Martini shënjestroi moderatoren Hygerta Sako, për gjuhën e përdorur më parë ndaj tij. Në një tjetër deklaratë nga stadiumi “Air Albania”, Martini shpjegoi sërish çfarë po ndodh.

“Nuk mundet një prezantuese me lekët që i paguaj unë televizionit publik, aq më tepër një televizion publik, që mund të tallet me një njeri me ngjyrë, mund t’i thotë një arbitri aty që vendos syze. Një tjetri i jep këshilla mos ço mesazhe, një tjetri i thotë shikoje a është penallti apo jo. Dhe arrin kulmi, që mua më thotë i paedukatë.

Nuk ka shanse ajo të më thotë i paedukatë. Jo ajo, por askush. Dhe sa të jetë ajo në drejtim të atij emisioni, do bojkotoj gjithmonë. I kërkoj falje Federatës Shqiptare të Futbollit, i kërkoj falje presidentit Xhaferi, por në drejtimin e një gazetareje të tillë unë nuk prononcohem më”, u shpreh Martini.

Disiplina në FSHF ka aplikuar dënime me gjoba, pas rasteve kur trajnerët nuk kanë pranuar të prononcohen. Mbetet për t’u parë nëse dikush tjetër do zëvendësojë Martinin në vazhdim, apo nëse ky i fundit do të kthehet në prononcime pas sfidave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.