Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ka qenë personazhi i momentit në këto javët e fundit në elitën e futbollit shqiptar. Deklaratat e shpeshta por edhe gjesti jo fort i hijshëm gjatë duelit ndaj Dinamos, e kanë shndërruar në protagonist absolut.

Ndërkohë së fundmi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, tekniku shkodran Edi Martini ka kërkuar falje, për veprimin e bërë pas ndeshjes ndaj Dinamos, ndërkohë që ka thumbuar analistët që dalin nëpër studio duke i quajtur hiena. 

POSTIMI I EDI MARTINIT

Tifoze shkodrane dhe jo vetem me lejoni qe me ane te ketij postimi du t’ju kerkoj ndjese per ate veprim te bere pas ndeshjes nga ana ime ,qe ka pasur lidhje thjesht me emocionet e akumuluara pas nje ndeshje te veshtire qe donim me cdo kusht ta fitonim dhe e arritem me shume mund. Sa per ato hienat qe dalin neper studio i them qe pervecse me motivoni mua dhe djemt e ekipit tim nuk na beni asgje tjeter sepse ne jemi VLLAZNIA. 

LEXO ME SHUME:Probleme me pagat dhe merkato e bllokuar, Shehi i paraqet dorëheqjen drejtuesve të Ballkanit, drejt rikthimit në Superiore

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.