Edi Martini foli pas ndeshjes Vllaznia-Dinamo, 1-0 në javën e 11-të të Superiores. Goli i Bekim Balajt ka vlerën e 3 pikëve në “Loro Boriçi”. Pas prononcimit të Ilir Dajës foli edhe trajneri Edi Martini.
Kallaku? Është mirë, do të shohim nesër rezonancën. Do bëjmë çmos, sikur jashtë ta çojmë, që të bëhet sa më mirë. Festa? Ritmi i kampionati, megjithatë kundër Dinamos Durrës Siti nuk është njësoj si të luash me Dinamon para disa viteve. Kjo është skuadër më e fortë, Dinamo Durrës Siti. Vjet nuk kam qenë pjesë e Vllaznisë, kemi dalë në vendin e dytë dhe ata të tretë, ka momente që njerëz nuk dinë çfarë thonë.
Deklarata? Unë mendoj se dashuria më e madhe që kam për këtë fanellë, më shumë se tjerat.
I kërkova djemve që këtë ndeshje duhet ta fitojnë patjetër. Duhet të alternohej Gurishta me Krymin, kur Gurishta të shkonte përpara të ishte stoper Krymi. Lodhja bën të veten. Gjendja nuk ka qenë e mirë. Kjo ndeshje ishte për të marrë pikë. Nëse ndaj Dinamos në Elbasan kemi bërë lojë dhe kemi humbur, sot kanë luajtur ata dhe fituam ne. Më pëlqen kështu.
Rrezikova dhe të them të drejtën kërkova nga dy sulmuesit, që pjesën e dytë ta fillonim në presing lart. Gjendja fizike dhe dëshira për fitore, e kthyen ekipin mbrapa. Dinamo luajti më mirë, ne fituam pikët, ashtu si ndodhi në fazën e parë.
Ne kishim llogaritur që të shënonim, i kam kërkuar djemve përqëndrim te 20 minutat e para që të kalonim në avantazh. Nuk doja të ulesha aq poshtë, por në lojën që ne bëjmë, nëse nuk jemi të freskët, prishet ekuilibri. Ramë më poshtë, sakrifikuam të gjithë. Qaton e nxora nga e djathta, nuk është roli i tij natyral. Ishte sakrificë e të gjithëve. Sot kemi treguar se përveç lojës së bukur, dimë të fitojmë dhe me lojë të keqe. Kjo është shumë e rëndësishme për mua sot.
Topat? I kemi marrë borxh”, u shpreh Edi Martini për “RTSH”.