“Kemi frikë kur pësojmë”, Edi Martini mesazh drejtuesve: Dua përforcime, kemi patur shumë dëmtime

by KLIKOJE.AL

Dueli i Vllaznisë me Flamurtarin u mbyll me rezultatin 3-2, në favor të shkodranëve, e cila është e vlefshme për javën e 18-të të superiores. Kjo ishte fitorja e parë, pas 5 ndeshjeve të luajtura në javën e fundit. Me fitoren e sotme ekipi numëron 30 pikë dhe ndodhet në vendin e 4 të në renditje. Pas ndeshjes ka folur për mediat edhe trajneri i shkodranëve, Edi Martini.

“Jo 30 pikë nuk janë të kënaqura as për klubin as për mua. Fillim ishte me një fazë të mirë. Dihet se bëmë ca gabime të kushtetueshme, ekipi po rritet po shkojmë aty ku duam të jemi, lojtarët e dëmtuar po shërohen.

Kur u bë goli sigurisht u mërzitëm ishte një problem dhe shkaktoi problem psikologjik, nuk jemi të kënaqur çfarë kemi arritur, okej kur kemi 1 apo 2 por kur janë 6 probleme, nuk jemi të kënaqur se si kemi performuar edhe pse kemi shënuar gola.

Më vjen inati edhe për gjërat të vogla ndëshkohemi me gol, 3 pikë bëjnë mirë, me ne fati ska qenë sot. Isha i kënaqur me djemtë na dhanë frymëmarrje, pasi fillon shpejt kampionati.

Është e vertetë ne kemi bërë një pjesë të parë 4-3-3 pastaj e kthyem 3-5-2 duhet ta administronim më mirë, shihet nervozismi dhe frika për të humbur pikët, frika për të humbur një top ishte vërtet e madhe, kjo ishte arsyeja pse ndodhën ato probleme në administrimin e lojës.

Duhet të fitojmë qetësinë ju kam thënë djemve jeni ata që keni qenë 2 javë më parë edhe përmirësimi i futbollistëve ka bërë të jenë në formë më të mirë.

Siç bëmë penalltinë me Tiranën, dhe sot një top, që me pas Gjinin në mes mbrojtjes është luks. Janë momente paniku, pa përqëndrimi se nuk mund të them nënvlerësim.

Janë çështje që shyqyr zoti fituam këtë ndeshje sot, Flamurtari na vendosi në vështirësi në pjesën e dytë. E mbyllëm këtë sezon, të shohim tjetrën, të shohim përpara se kupa dhe kampionati fillojnë shpejt.

Ne do ta shofim me thënë të drejtën do të doja përforcime por jam e i kufizuar nga dëmtimet që kemi. Pasi të kemi lojtarë më tepër eshte luks, kemi pas shumë dëmtime mund të bëjmë ndonjë afrim, por ekipi është aty dhe futbollistët janë aty”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.