E TURPSHME! Ndodh në Berat, turistët italianë ia fusin vrapit pa paguar, reagimi i restorantit: Bëni diçka të mirë me ato lekë (video)

Një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë që pretendon se janë larguar pa paguar.

Restorant “Guva” ka shpërndarë disa video ne rrjetet sociale, ku dallohen katër turistët italianë që zbresin shkallët dhe pasi arrijnë te dera e jashtme ia fusin vrapit.

Restoranti duket se e ka marrë me sportivitet, dhe me ironi u uron atyre pushime të mbara:

“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!”.

Kjo nuk është e para herë që bizneset turistike në Shqipëri shprehin ankesa nga turistët italianë.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën